[Recension: Zaevi “falënderon” për profesionalizmin dhe mediat për të cilat paralajmëroi hetime]
Një tekst plot me spinime që e shtrembërojnë plotësisht mesazhin e ish-kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, të cilin ai e postoi në rrjetet sociale për Ditën Botërore të Lirisë së Medias.
Në postimin e tij Zaevi u ka shprehur vetëm falënderim mediave për profesionalizmin dhe përgjegjësinë e tyre dhe nuk përmend aspak se për cilat media mendon, ai nuk ka shkruar emrin e asnjë medie apo të gazetarit. Mesazhi është shumë i përgjithshëm për të nxjerrë një përfundim të shtrembëruar si në tekstin që i nënshtrohet këtij recensioni.
Linku deri te artikulli origjinal: Zaevi “falënderon” për profesionalizmin dhe mediat për të cilat paralajmëroi hetime
Data dhe koha e publikimit: 3.5.2020
Data e recensionit: 5.5.2020
Recenzues: Simona Atanasova
Mirëpo, dikush e ka interpretuar në mënyrë arbitrare mesazhin e tij dhe ka shkruar një tekst që i shtrembëron faktet dhe e manipulon publikun.
Ai iu drejtua të gjitha mediave në Maqedoni, duke përfshirë edhe TV Alfa dhe portalet Lider, Republika, Kurir dhe Netpress, të cilat më parë partia e tij dhe ai personalisht i kishin sulmuar haptazi për politikën e tyre redaktuese.
Ky është një shtrembërim i plotë i asaj që e ka shkruar Zaevi në postimin e tij në Facebook. Shtrohet pyetja se pse në tekstin para nesh janë veçuar këto media, të cilat shumë shpesh përhapin propagandë, dezinformata dhe publikojnë manipulime si për liderin e LSDM-së, ashtu edhe për vetë partinë dhe funksionarët e qeverisë?
Zaevi në mesazhin e tij u falënderohet “mediave për qasjen profesionale dhe të përgjegjshme gjatë krizës së shkaktuar nga koronavirusi”. Por, mu një pjesë e mediave që janë përmendur në tekst përhapnin me të madhe dezinformata dhe publikonin artikuj senzacionalistë për koronavirusin. Artikuj që përveç nuk ishin të vërtetë, në mënyrë të panevojshme dhe të papërgjegjshme përhapnin panik dhe frikë në opinion.
Disa vëzhgues ndërkombëtarë dhe të vendit e vlerësuan si të gabuar dhe antidemokratike politikën e Zaevit dhe të LSDM-së për t’i sulmuar mediat kritike.
Ky është edhe një manipulim dhe spekulim tjetër. Së pari, nuk është theksuar se kush janë atë vëzhgues ndërkombëtarë dhe të vendit. Së dyti, të shkruash se dikush ka thënë se një politikë e caktuar është e gabuar dhe antidemokratike, e të mos e citosh burim informacioni, është të paktën veprim i papërgjegjshëm ndaj lexuesve.
Nëse dikush ka deklaruar zyrtarisht një gjë të tillë, nuk ka asnjë arsye pse të mos përmendet kjo në tekst, me çka teksti do të fitonte në peshë dhe besueshmëri. Kështu, ai ri pezull në ajër dhe duket i pavërtetë.
I gjithë teksti jep përshtypjen se me qëllim i shtrembëron faktet në mënyrë që të minojë një besueshmëri të caktuar. E mu këtë nuk e lejojnë as rregullat etike, e as Kodi i Gazetarëve.