Tendencioze: “Dokaz”-i në mënyrë spekulative e lidh dorëheqjen e Donçevit me krimin

 

[Recension: Den Donçev dha dorëheqje si drejtor i Fondit për Shëndetësi, kjo nuk të shpëton, paska pasur shumë bomba krimi për ty]

Vetë titulli i tekstit është tregues i anshmërisë. Në vend që informacioni për dorëheqjen e drejtorit të Fondit për Shëndetësi, Den Donçev të prezantohet në mënyrë të zakonshme profesionale, në këtë titull ai lidhet në mënyrë spekulative me krimin.

Linku deri te artikulli origjinal: Den Donçev dha dorëheqje si drejtor i Fondit për Shëndetësi, kjo nuk të shpëton, paska pasur shumë bomba krimi për ty

Data e publikimit: 5.5.2020

Data e recensionit: 5.5.2020

Recenzues: Mirosllava Burns

Akuzat për krim dhe procedurat gjyqësore as fillojnë dhe as mbarojnë me dorëheqjen e dikujt. Prandaj, pretendimi në titull duket i palogjikshëm: “kjo nuk të shpëton, paska pasur shumë bomba krimi për ty”. Në të njëjtën kohë, befason edhe mënyra e adresimit ndaj ish-funksionarit, që nuk korrespondon me standardet profesionale.

Ndërsa, në fillimin e tekstit ekziston një pjesë e çuditshme, plotësisht e papërshtatshme për zhanret e informacionit, siç janë lajmet ose raportet:

TREGO PËR BOMBAT KU REKETON DHE I REFEROHESH ZORAN ZAEVIT….

Këtu, “Dokaz”-i pa asnjë provë, në mënyrë senzacionaliste dhe provokuese aludon në reket dhe përmend edhe një politikan tjetër.

Në legjislacion vlen parimi i supozimit të pafajësisë, me ç’rast çdokush është i pafajshëm derisa të dëshmohet e kundërta. Ndërsa edhe Kodi i Gazetarëve në nenin 8 thotë:

Mënyra e informimit në rastet e fatkeqësive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jetë e çliruar nga sensacionalizmi. Në proceset gjyqësore duhet të respektohet parimi i supozimit të pafajësisë, të raportohet për të gjitha palët e përfshira në mosmarrëveshje dhe nuk duhet të sugjerohet aktgjykimi.

Pa hyrë në diskutime materiale se a ka pasur apo nuk ka pasur akuza, prova ose procedura në lidhje me funksionarit që dha dorëheqje,

shihet se teksti është tendencioz dhe dëshiron dorëheqjen e tij ta lidhë me aferat kriminale:

Por, pas dorëheqjes së Donçevit kontraverz, lind pyetja nëse arsyeja e vërtetë janë dy skandalet e mëdha në të cilat ai përmendet dhe mundësia për t’u ndjekur penalisht.

Por, funksioni nuk e liron askënd nga përgjegjësia për krimin e mundshëm, nëse ka prova për një gjë të tillë. Pastaj, nëse teksti kërkon dëshiron ta shtrojë pyetjen nëse funksionare jep dorëheqje për arsye që lidhen me ndonjë çështje gjyqësore, ai thjesht është dashur të pyetet për këtë. Kështu, artikulli do të paraqiste edhe palën e dytë.

Në tekst thuhet gjithashtu se “pronarja e “Diamed” e akuzoi Donçevin se së bashku me ministrin e shëndetësisë, Venko Filipce, janë përpjekur ta pengojnë hyrjen e një investimi të huaj në Maqedoni”, por përsëri palës së dytë nuk i është dhënë mundësia të thotë diçka në lidhje me këtë rast.

Kështu, është e qartë se qëllimi i këtij teksti nuk ishte të informonte në mënyrë objektive për dorëheqjen e Donçevit, të cilën Qeveria e pranoi dhe për këtë informoi përmes komunikatës, por për të spekuluar mbi motivet e tij për t’u larguar nga pozita e drejtorit të Fondit për Shëndetësi.