Supozimi nuk është informacion mjaft i fortë

 

[Recension: (Foto) SHEF NIKOLLA ZBULON: Ja se çfarë hëngrën Zaevi dhe Ciprasi për darkë në Maqedoni]

 

Teksti që e recensojmë është një shembull tipik i shtrembërimit të fakteve për të tërhequr sa më shumë klikime të jetë e mundur.

Linku deri te artikulli origjinal: (Foto) SHEF NIKOLLA ZBULON: Ja se çfarë hëngrën Zaevi dhe Ciprasi për darkë në Maqedoni

Data dhe koha e publikimit: 5.4.2019

Data e recensionit: 8.4.2019

Recenzues: Ana Anastasovska

Titulli i këtij teksti është bombastik dhe është krijuar për klikime. Kushdo që do ta lexojë atë do të klikojë për të parë se çfarë kanë ngrënë kryeministrat Zoran Zaev dhe Alekis Cipras për drekë në Shkup, e cila u mbajt në fshehtësinë më të madhe.

Shefi i kuzhinës në restorantin me verë “Kamnik”, Nikola Mishkovski, para disa ditësh ishte përgjegjës për tryezën me të cilën kryeministri Zaev e priti kryeministrin e Greqisë, Cipras.

Artikulli pohon se shefi i kuzhinës në restorantin me verë “Kamnik”, Nikola Mishkovski, ishte përgjegjës për tryezën me të cilën kryeministri Zaev e priti homologun e tij grek, Cipras. Por, nuk ka konfirmim për këtë informatë, e as që është theksuar se prej ku është marrë ky informacion.

Për më tepër, artikulli publikon fotografi të specialiteteve të Mishkovskit, të cilat ai i ka publikuar në profilin e tij në Facebook.

Fotografitë nga specialitetet e Nikollës duken tepër të shijshme, prandaj jemi të sigurt se kryeministrat kanë mbetur tepër të kënaqur nga “shefi”.

Këto fotograi Mishkoski i ka publikuar më 27 mars 2019. Takimi i Zaevit dhe Ciprasit në Shkup u mbajt më 2.4.2019.

Duke i përdorur fotografitë nga profili i Mishkovskit në Facebook, artikulli manipulon, duke i futur ato në kontekstin e darkës së Zaevit dhe Ciprasit, duke krijuar një titull bombastik në stilin: “ja se çfarë hëngrën Zaevi dhe Ciprasi”

Teksti është një shembull klasik se si informacioni mund të shtrembërohet me lehtësi dhe lexuesve t’u plasohen lajme të paverifikuara në bazë të informacionit të pakonfirmuar. Në artikull nuk është respektuar rregulli bazë i gazetarisë – se gazetari ka për detyrë ta verifikojë saktësinë e informacionit sa më shumë që të jetë e mundur para se ta publikojë atë. Edhe atë nga sa më shumë burime të jetë e mundur. Informacionet e bazuara në spekulime nuk janë të besueshme dhe duhet të merren me rezervë.