Teksti dy vjet i vjetër plasohet si i ri

[Recension: Vitin e kaluar në Maqedoni kanë hyrë 1.140 kontejnerë me mbeturina të huaja?]

Ky tekst i referohet materialit, i cili, në të vërtetë, është i vjetër, gjegjësisht është publikuar më 23 mars 2017, në “Fokus”, me titullin identik, e këtu paraqitet sikur të ishte një artikull i ri. Pas ripublikimit të tekstit reagoi zëvendës-ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Jani Makraduli, i cili në profilin e tij në Facebook e demantoi këtë informacion.

Linku deri te artikulli origjinal: Vitin e kaluar në Maqedoni kanë hyrë 1.140 kontejnerë me mbeturina të huaja

Data dhe koha e publikimit: 22.11.2019

Data e recensionit: 25.11.2019

Recenzues: Sillvana Zhezhova

Përderisa qytetarët e Maqedonisë janë duke u ngulfatur nga ndotja tepër e madhe, në sipërfaqe doli një aferë e re, e cila pothuajse e vendos Maqedoninë në shoqëri me eko-mafien evropiane. Mësohet se në deponinë e Drisllës duhej të arrinin mbeturina të huaja, të paketuara në 1.300 kontejnerë, të cilat fatmirësisht u zhdukën diku gjatë rrugës në Shqipëri.

Në tekst nuk ka asnjë konfirmim se, gjoja,“në deponinë e Drisllës duhej të arrinin mbeturina të huaja”. Mirëpo, artikulli origjinal, të cilit i referohet teksti të cilin e recensojmë është nga viti 2017 dhe rasti që trajtohet në atë tekst është i vitit 2016. Ndërsa nga ky material i publikuar në portalin “Skopje info” lexuesi fiton përshtypjen se informacioni për mbeturinat e huaja është “i freskët”. Zëvendës-ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Jani Makraduli, e demanton pretendimin në një dokument zyrtar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH), ku thuhet se Drislla nuk ka leje për të importuar mbeturina.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e Republikës së Maqedonisë nuk i ka lëshuar leje e as pëlqim për importimin e mbeturinave personit juridik DDKO Drislla – Shkup ShPK, thuhet në dokumentin e arkivuar më 22 mars 2019.

Sipas Makradulit “ky është një tekst tjetër nga seria e teksteve të rreme, fotografive të publikuara nga vitet e kaluara, disa prej tyre janë marrë edhe nga vendet e tjera.”

Përpjekjet e këtilla për të përhapur informacion të rremë vetëm se shkaktojnë panik tek qytetarët, por nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemit që na shqetëson të gjithëve, thotë Makraduli.

Teksti që i nënshtrohet këtij recensioni e manipulon publikun duke e ripublikuar tekstin “bajat”, duke e paraqitur atë si aktual. Për më tepër, ky artikull është edhe sipërfaqësor. Në të është paraqitur vetëm shkurtimisht tema që u botua plotësisht në edicionin e shkruar të “Fokus”-it para dy vitesh, prandaj lexuesi nuk ka qasje në të dhënat e publikuara. Akuzat për “mbeturinat e importuara” janë paushalle dhe nuk dihet se ku kanë përfunduar ato mbeturina?!

Artikulli, pa ofruar dëshmi, pretendon se 1.300 kontejnerë me mbeturina të huaja “u zhdukën diku gjatë rrugës, në Shqipëri”, por nuk tregon se ku saktësisht. Mirëpo, është përdorur një formulim qesharak “fatmirësisht u zhdukën në Shqipëri”, që d.t.th se ne këtu shpëtuam, e ata atje le të helmohen! Gjë që është krejtësisht e papërshtatshme për një qasje të përgjegjshme gazetareske, e madje duket edhe absurde.