Ky postim është pjesë e fushatës kundër vaksinave dhe vaksinimit, e cila po përhapet në mënyrë masive përmes llojeve të ndryshme të postimeve të rreme në rrjetet sociale. Përveç faktit që vaksinimi i detyrueshëm kryhet sipas ligjit, ai kryhet edhe në përputhje me Kushtetutën. Informacion i rëndësishëm që publiku duhet të dijë në mënyrë që të mos i nënshtrohet manipulimit, është se vaksinimi kundër koronavirusit të ri, bëhet mbi baza vullnetare, dhe nuk është i detyrueshëm dhe se vaksina nuk përfshihet në kalendarin e vaksinimit të detyrueshëm, ose në ndonjë ligj.
Postimi në Facebook pretendon se vaksinimi i detyrueshëm është vepër penale. Më pas, duke përdorur fjalorin e papërshtatshëm, krahason procesin e vaksinimit me përdhunimin dhe abuzimin, paralele që janë të paktën pa shije dhe të papërshtatshme.
Nëse dikush ta fut k**** pa lejen tënde, është përdhunim. Nëse dikush të godet me thikë pa lejen tënde, është tentim vrasje. Nëse dikush të godet pa pëlqimin tënd, është një sulm fizik.
Të mos mashtrohemi – vaksinimi i detyrueshëm është vepër penale.
Nuk është e vërtetë që vaksinimi i detyrueshëm është sulm fizik dhe vepër penale. Kjo bëhet me ligj dhe ndihmon për të kontrolluar mbi 20 sëmundje të tilla si tuberkulozi, difteria, poliomieliti, fruthi, shytat dhe shumë të tjera që pa vaksina do të ishin vdekjeprurëse për shumë njerëz në të gjithë botën.
Imunizimi është një nga arritjet më të mëdha në historinë e mjekësisë dhe është masa parandaluese më e sigurt, më efektive dhe më e justifikuar ekonomikisht që kontribuon drejtpërdrejt në uljen e sëmundjes dhe vdekshmërisë nga sëmundjet infektive.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), vaksinimi parandalon dy deri në tre milion vdekje nga sëmundjet në të gjithë botën, çdo vit.
Falë imunizimit, shumë sëmundje infektive që në të kaluarën ishin një problem i rëndësishëm i shëndetit publik, pasi shkaktuan sëmundje të lartë, gjegjësisht vdekshmëri tek fëmijët dhe të rriturit, ose shkaktuan komplikime dhe paaftësi, tani eliminohen ose vihen nën kontroll, të reduktuara në raste individuale pa vdekje dhe pasoja të qëndrueshme. Vaksinat janë thelbësore për parandalimin dhe kontrollimin e epidemive.
Me vaksinim, nuk mbrojmë vetëm veten, por edhe ata që na rrethojnë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme sepse një pjesë e popullsisë, të tillë si ata që janë të sëmurë rëndë, që kanë alergji të caktuara dhe foshnje shumë të reja, këshillohen të mos marrin vaksina të caktuara – kështu që na mbetet neve që të vaksinohemi dhe të ndihmojmë t[ ulim përhapjen e sëmundjes.
Veçanërisht i pavërtetë është pretendimi se “nëse dikush ju godet me thikë pa pëlqimin tuaj, është sulm fizik”. Mjekët nuk ecin nëpër rrugë me gjilpëra dhe nuk godasin me thikë qytetarët, në mënyrë që të bëhet një pretendim i tillë dhe të përhapet në rrjetet sociale. Askush nuk shpon askënd pa pajtueshmëri. Nëse, edhe përkundër gjithë informacionit në lidhje me dobinë e vaksinave, dikush përsëri vendos të mos vaksinohet, ata do të duhet të paguajnë gjobë me para.
Përveç faktit që vaksinimi i detyrueshëm kryhet sipas ligjit, ai bëhet edhe në përputhje me Kushtetutën. Kjo u konfirmua nga Gjykata Kushtetuese, në një vendim të marrë dy vjet më parë pas një Nisme, e cila kërkonte heqjen e vaksinimit të detyrueshëm.
Sipas mendimit të Gjykatës, është e justifikuar me ligj të detyrohen qytetarët të vaksinohen kundër sëmundjeve, parandalimi i të cilave është në interes të shtetit. Gjykata Kushtetuese vendosi që detyrimi për vaksinimin e detyrueshëm përbënte një kufizim të lejueshëm të të drejtave themelore të qytetarëve, duke pasur parasysh se është një masë është e nevojshme në një shtet demokratik për të mbrojtur sigurinë publike, shëndetin, të drejtat dhe liritë e të tjerëve.
Vaksinimi i detyrueshëm në thelb është kufizim i të drejtës së individëve për të vendosur mbi veprimet në lidhje me personalitetin dhe trupin e tyre, e drejta për mbrojtjen e integritetit fizik (neni 11 i Kushtetutës) dhe e drejta për trajtim vullnetar mjekësor, por për mendimin tonë një kufizim i tillë është proporcional, dhe për këtë arsye është në përputhje me Kushtetutën. Gjegjësisht, qëllimi i vaksinimit është të zhvillohet mbrojtje aktive dhe pasive nga sëmundjet infektive, ndërsa mbrojtja e shëndetit të fëmijëve dhe mbrojtja nga sëmundjet infektive nga pikëpamja kushtetuese justifikojnë vaksinimin e detyrueshëm në një moshë të caktuar.
Një informacion i rëndësishëm që publiku duhet ta dijë për të mos u manipuluar është se vaksinimi kundër koronavirusit, bëhet në mënyrë vullnetare, dhe nuk është i detyrueshëm dhe se vaksina nuk përfshihet në kalendarin e vaksinimit të detyrueshëm, ose në ndonjë ligji.
Ky postim është pjesë e fushatës kundër vaksinave dhe vaksinimit që po përhapet gjerësisht përmes llojeve të ndryshme të postimeve të rreme në rrjetet sociale. Manipulime të tilla synojnë të bindin publikun se vaksinat janë të dëmshme dhe të parandalojnë popullatën nga vaksinimi dhe mbrojtja ndaj shumë sëmundjeve të rrezikshme, përfshirë edhe COVID-19.
Qendra e resurseve në internet për shkathtësi mediatike dhe mendim kritik “Crithink” shërben si një arkivë publike e përmbajtjeve edukative dhe informuese të botuar nga “Metamorphosis” dhe nga projekte dhe organizata tjera, veçanërisht për anëtarët e Rrjetit për shkathtësi meidatike. Ky artikull u botua fillimisht nga shërbimi për verifikimin e fakteve “Vërtetmatësi” dhe është marrë me lejen e botuesit sipas kushteve të licencës Creative Commons – thekso burimin – pa intervenuar.