Anketë e rrejshme

Teksti që e recensojmë ka të bëjë me një anketë të pretenduar të OSBE-së, e cila fare nuk është realizuar. Për këtë “anketë” të publikuar në media, demant dërgoi Misioni i OSBE-së në Shkup.

Linku deri te artikulli origjinal: Sipas anketës së djeshme të OSBE-së në referendum do të dalin 32%

Data dhe koha e publikimit: 13.09.2018

Data e recensionit: 17.09.2018

Recenzuese: Silvana Zhezhova

Titulli i tekstit përmban tre të pavërteta: kohën kur është bërë anketa (pasi që nuk ka një anketë të tillë), organizatën e cila gjoja e ka bërë anketën (OSBE-ja nuk e ka bërë anketën e përmendur) dhe numrin e njerëzve që do të dalin në referendum. Përveç kësaj, zakonisht në tekstet gazetareske për anketa nuk thuhet “kuptojmë”, por ato ose ekzistojnë ose jo dhe qëllimi përfundimtar nuk është të fshehen rezultatet, por t’i prezantohen publikut.

Siç kuptojmë, sipas anketës dhjetëditore me porosi të OSBE-së, e cila ka përfunduar dje, vetëm 32% e popullsisë së rritur do të dilte në referendum ose në numra, rreth 540 mijë qytetarë më 30 shtator për ndryshimin e emrit tonë shekullor në emrin Maqedonia Veriore.

Misioni i OSBE-së në Maqedoni dërgoi demant në lidhje me anketën e cila përmendet në tekst.

Misioni i OSBE-së në Shkup është i njoftuar me artikujt e paradokohshëm në media në të cilat thuhet se OSBE-ja realizuar një anketë për referendumin e ardhshëm. Misioni nuk ka realizuar një anketë të tillë. Të gjitha pretendimet që e thonë të kundërtën janë të pasakta dhe nuk e pasqyrojnë punën e Misionit të OSBE në Shkup, thuhet në demantin e OSBE-së.

Prandaj edhe numrat që janë përmendur se vetëm 32 për qind e popullsisë do të dilte në referendum ose 540 mijë qytetarë, nuk janë të sakta.

Qeveria duhet ta ndryshojë qasjen dhe fushata e lirë në rrjetet sociale së bashku me reklamat në televizione, urgjentisht duhet të paguajnë edhe banerë në portale, e dorën në zemër edhe ta ndihmojnë popullatën me vende pune dhe mundësi për bizne, përndryshe keq i kanë punët, e të mos thoni pastaj se nuk ju kemi thënë!

Pjesa e dytë e tekstit, nga ana tjetër, dërgon një mesazh se qeveria është dashur t’u paguajë para mediave, për ta forcuar fushatën e referendumit dhe që numri i votuesve prej 32 për qind, siç thuhet, të jetë më i madh. Është simptomatike që kjo kërkesë vjen në artikullin e njëjtë në të cilin citohet një anketë joekzistuese, sipas të cilës rezultati i referendumit do të ishte i ndryshëm nga ai që e pret qeveria. Nuk mund t’i iket përshtypjes se këto dy gjëra janë të lidhura dhe sikur mungon vetëm edhe të thuhet konketisht kujt, gjegjësisht cilat media është dashur t’i paguajë qeveria që të fitohet një rezultat më i mirë në referendum.