Carovska nuk deklaroi se një familje katëranëtarëshe mund ta kalonte muajin me 17,000 denarë

 

[Recension: Carovska: Në familje katëranëtarëshe mund ta kalojë muajin me 17,000 denarë ]

Titulli i tekstit që e recensojmë dezinformon në lidhje me deklaratën e ministres për punë politikë sociale, Mila Jarovska, dhënë në emisionin “Detektor”. Gjatë emisionit, ajo në asnjë moment nuk thotë se “një familja katëranëtarëshe mund ta kalojë muajin me 17,000 denarë”.

Linku deri te artikulli origjinal: Carovska:Në familje katëranëtarëshe mund ta kalojë muajin me 17,000 denarë

Data e publikimit: 10.11.2019

Data e recensionit: 11.11.2019

Recenzues: Sillvana Zhezhova

 

Sipas “treguesve lajkin”, një familjeje me dy fëmijë deri në 14 vjet dhe dy prindër i nevojiten rreth 17,000 denarë në muaj, tha për “Detektor”-in ministrja e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska, duke shtuar se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nuk mund të bazojë politikat e saj në llogaritjet subjektive për atë se sa para duhen për ta kaluar muajin.

Teksti që e recensojmë është kontradiktor në vetvete, pasi në fillim ministres Carovska i atribuohet një deklaratë, të cilën ajo nuk e ka bërë fare, e më pas pretendimi është mohuar në deklaratën e saj të cituar më poshtë në tekst.

Në pyetjen e gazetares në emisionin “Sa do të kushtonte shporta reale e konsumatorit”, Carovska përgjigjet:

Është shumë subjektive,për të thënë se sa do të kushtonte ajo. “Treguesit lajkin” tregojnë se sa kushton ajo. Ju duhen 203,700 denarë në vit, për një familje me katër anëtarë, me dy fëmijë deri në 14 vjeç dhe dy të rritur. Dhe kjo është pothuajse deri në vlerën e rrogës minimale në bazë mujore. Kjo është një llogaritje. Nëse e shohim shportën e sindikatës ajo thotë 32,000 denarë, e ajo është dyfishi i kësaj që është  llogaritur këtu. Por, nëse themi cilësi e jetës, që do të thotë gjithçka që na mungon dhe gjithçka që një familjeje të caktuar i nevojitet dhe dëshiron ta bëjë, kjo shumë mund të shkojë shumë më lartë. Por, nuk mund të diskutojmë dhe të krijojmë politika në bazë të supozimeve. Megjithatë, ato numra që i llogarit sindikata ose statistika, sikurse “treguesi lajkin” duhet të jenë bazë për hartimin e politikave”

Për shkak të shtrembërimit të së vërtetës në titull, i cili po ashtu u publikuar edhe në një numër të madh të mediave dhe ngjalli reagime në rrjetet sociale, reagoi edhe ministrja në profilin e saj zyrtar në Facebook, ku thotë: “titujt që i nxjerrin portalet janë shtrembërim i plotë i së vërtetës.”

Titulli i rremë ka ngjallur reagime të ashpra dhe indinjatë në rrjetet sociale. Duke pasur parasysh faktin se shumë qytetarë informohen vetëm nga titujt, pa e lexuar tekstin që të mund të konstatojnë se a është i vërtetë titulli i tekstit, gënjeshtra e përsëritur njëqind herë bëhet e vërtetë.

Në tekst nuk është respektua rregulla themelore e gazetarisë se titulli rrjedh nga përmbajtja e tekstit, por ai është trilluar që t’i atribuohet kontekst negativ perceptimeve të ministres për nevojat mujore të një familjeje katëranëtarëshe. Edhe një njeri laik do ta dinte se ajo shumë nuk është e mjaftueshme, e lëre më një ministre që e drejton resorin e politikës sociale.