Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian
Со критично мислење до граѓани со медиумска умешност - КриТинк
Mendim kritik për qytetarë me shkathësi mediatike - CriThink
Critical Thinking for Mediawise Citizens - CriThink

Verifikimi i fakteve

Kritika një ton, burime as për ilaç

Përshkrim alarmues i gjendjes në ARM, që është shumë frikësues dhe paralajmërues. "Мaqedonia  marshon drejt NATO-s, pa tanke dhe vetura të cilave nuk iu është ndërruar vaji, ushtarët janë të etur dhe të uritur, nuk janë të larë, në kazerma rrjedhin çatitë". Teksti i këtillë, që nuk është i mbështetur me asnjë dëshmi dhe burim të vlefshëm, se ajo që është shkruar është e vërtetë, te qytetarët mund të shkaktojë frikë dhe shqetësim se Maqedonia nuk ka ushtri, e me këtë është e rrezikuar edhe siguria e saj

Demanti patjetër duhet të publikohet

Teksti që e recensojmë, transmeton një deklaratë të deputetes Nevenka Stamenkovska nga VMRO-DPMNE-ja për gjoja punësim të paligjshëm në Regjistrin qendror. Për këto pohime, Regjistri qendror dërgoi demant, të cilin media nuk e publikoi.

Ndërkëmbëza para referendumit

    Ky informacion është i pasaktë dhe manipulues. Titulli është formuluar në mënyrë të qëllimshme dhe tendencioze që të nënçmohen dhe të prezantohen si të padobishme dhe të kota të gjitha përpjekjet për ta sjellë vendin...

Spekulime ekskluzive për manipulimin e publikut

Teksti bën akuza serioze, mirëpo gjatë kësaj nuk ofron asgjë si dëshmi. Edhe pse në titull ka një pikëpyetje, megjithatë, në tekst askund nuk është theksuar se bëhet fjalë për informacion të pakonfirmuar.

Fotografi e keqpërdorur

Teksti që e recensojmë është i pavëretë dhe tendencioz, me ç'rast ka për qëllim të tregojë se jepen shtetësi të rrejshme, me qëllim që referendumi i 30-shtatorit të ketë sukses. Fotografia në tekst, po ashtu, është keqpërdorur nga një ngjarje tjetër, e jo siç thuhet se "pritet në radhë për shtetësi".