E tallin Shilegovin, e nuk shohin analfabetizmin dhe amështinë e tyre

[Recension: HEJ, FSHEHNJANI RAKINË – SHILEGOVI DO TA NDRYSHOJË EDHE DATËN E KRISHTLINDJEVE, QË TË JETË KRYETAR KOMUNE I NIVELIT BOTËROR!]

Vetë titulli i artikullit që e recensojmë e tregon qasjen joprofesionale me të cilën kjo medie raporton për aktivitetet para Vitit të Ri të kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov, dhe reagimet ndaj një deklarate të tij. “Hej, fshehnjani rakinë…”, është nën çdo nivel të raportimit mediatik pavarësisht nga fakti se kjo redaksi e sheh këtë funksionar të LSDM-së si kundërshtar partiak dhe nuk gëzon simpati për të.  Duke u fshehur pas tuiteve nga autorë anonimë, të cilët e kritikojnë propozimin e Shilegovit për ndryshimin e kalendarit fetar, sipas të cilit Maqedonia do t’i festonte Krishtlindjet së bashku me vendet e tjera perëndimore, ky artikull fyen në mënyrë të vrazhdë publikisht dhe këtë e maskon si “informim”.

Linku deri te artikulli origjinal: HEJ, FSHEHNJANI RAKINË – SHILEGOVI DO TA NDRYSHOJË EDHE DATËN E KRISHTLINDJEVE, QË TË JETË KRYETAR KOMUNE I NIVELIT BOTËROR!

Data dhe koha e publikimit: 03.12.2019.

Data e recensionit: 07.12.2019.

Recenzues: Jugosllava Dukovska 

Përpara nesh kemi një tekst që paraqet një nivel të turpshëm të pamfletit, i cili nuk ka as strukturë të produktit gazetaresk, e as që dallohet me njohuri themelore të drejtshkrimit maqedonas, por është publikuar vetëm me qëllim të talljes, fyerjes dhe njollosjes së një figure publike.

Hyrja nuk është kreu i lajmit, siç duhet të jetë, sepse është shkruar në mënyrë aq të ngathët dhe analfabete, sikur autori ta kishte bërë këtë me nxitim dhe kurrë të mos ishte ndalur ta analizojë atë që e ka shkruar:

Pas deklaratës së djeshme të kryetarit Shilegov, i gjithë publiku maqedonas u ngrit në këmbë. Ai gjatë Vitit të Ri, pazarit, Shkup, në një konferencë për shtyp, ku i prezantoi përgatitjet përfundimtare për pazarin e Vitit të Ri 2020, iu drejtua KOM-it me apel për ta ndryshuar datën e Krishtëlindjeve.

A kishte Shilegovi, “gjatë Vitit të Ri, pazarit” apo ndonjë gjëje tjetër, konferencë për shtyp ku e ka paraqitur propozimin e tij për ta ndryshuar datën kur festohen Krishtlindjet? Lexuesi nuk mund të marrë këtë informacion nga ky tekst.

Por, mund të “informohet” se:

Kjo deklaratë u prit me qesëndi nga i gjithë populli maqedonas…

Për ta marrë informacionin e vërtetë, në lidhej me atë se kush, çfarë dhe kur e ka thënë, lexuesi duhet t’i lexojë përmbajtjet në mediat e tjera informative. Atje do të mund të kuptojë se më 2 dhjetor, me rastin e hapjes së “Winterland”-it të këtij viti, kryetari i komunës së Shkupi, Shilegov, duke e komentuar atmosferën festive në Shkup, deklaroi si vijon:

Vitin e kaluar kemi punuar deri në Krishtlindje, nëse ju kujtohet, por interesimi i qytetarëve nuk ishte aq i madh. Disi sikur ka rënie të atmosferës rreth festave të Vitit të Ri. Ndoshta pyetja e duhur është pse KOM-i nuk e ndryshon kalendarin, që t’i festojmë Krishtlindjet si e gjithë bota, tha kryetari i Shkupit.

Deklarata u prit me kritika në publik, ndërsa në lidhje me të u deklarua edhe një përfaqësues i KOM-it:

Nëse dëshiron, le ta festojë ai më 25 dhjetor. Gëzimi është i kishës dhe i besimtarëve, e jo i politikanëve,

iu përgjigj shkurtimisht kryetarit të Shkupit, zëdhënësi KOM-AO-së, z. Timoteji.

Pastaj lexuesit i janë ofruar një sërë tuitesh nga njerëz anonimë, për të treguar se çfarë mendon “i gjithë publiku maqedonas” për propozimin e Shilegovit.

Petreja kërkoi që KOM-i ta ndryshojë kalendarin për t’i festuar Krishtlindjet më herët. Cili do të jetë propozimi i ardhshëm – datë fikse për Pashkët? Hej, fshehnjani rakinë,

thotë njëri nga tutitet e cituara në këtë artikull, dhe ky që është niveli i “humorit” edhe i Tuiteeve të tjera.

Dorën në zemër, rrjetet sociale shërbejnë, ndër të tjera, për t’u shprehur në mënyrë jokonvencionale, por ato gjithashtu kanë rregullat e tyre, që i ndalojnë përmbajtjet fyese dhe sulmet ad hominem ndaj njerëzve. Por, për një medie, publikimi i përmbajtjeve të këtilla, edhe atë pa distancim të redaksisë nga ajo që është publikuar, është dëshmi e mungesës së profesionalizmit në qasjen ndaj informimit të publikut dhe e tregon nivelin e tyre.