Jeta e foshnjeve në inkubator në KGjO nuk ka qenë në rrezik

[Recension: Jeta e foshnjave në inkubator në rrezik – në KGjO është ndërprerë rryma, ndërsa agregati nuk është aktivizuar]

Teksti që e recensojmë që në titull përhap panik dhe e dezinformon publikun se jeta e foshnjave që janë në inkubator në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës gjoja, paska qenë në rrezik për shkak se ka pasur ndërprerje rrymës. Por, përkundër këtij pretendimi, nga Klinika dërguan demant në media, ku thuhet se “asnjë nga të posalindurit në gjendje kritike në inkubator nuk ishte në rrezik për jetën, e as që nuk u përkeqësua gjendja e tyre fillestare shëndetësore pas një ndërprerjeje të shkurtër të energjisë elektrike pasditen e djeshme.”

Linku deri te artikulli origjinal: Jeta e foshnjave në inkubator në rrezik – në KGjO është ndërprerë rryma, ndërsa agregati nuk është aktivizuar

Data dhe koha e publikimit: 3.12.2019

Data e recensionit: 3.12.2019

Recenzues: Sillvana Zhezhova

Kur u ndërpre rryma në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, agregati nuk u ndez dhe i gjithë departamenti mbeti pa energji elektrike, mëson Alfa nga burime klinike. Sipas të njëjtave burime, në atë moment kanë qenë duke u zhvilluar edhe operacione.

Teksti, megjithëse është transmetuar nga një medie tjetër, përhap dezinformata në lidhje me gjendjen e jetës së foshnjave në inkubatorë në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, si dhe për operacionet e kryera gjatë ndërprerjes së energjisë elektrike. Kjo mënyrë e raportimit për gjendjen e pacientëve përhap panik tek qytetarët, veçanërisht ata që kanë të afërm ose miq në klinikën e lartpërmendur.

Nga Klinika, megjithatë, i demantuan këto shkrime dhe informuan se “të gjithë të porsalindurit në departamentin e terapisë dhe kujdesit intensiv janë në gjendje stabile”.

Shërbimet reaguan menjëherë dhe situata u vu nën kontroll për një periudhë shumë të shkurtër kohore. Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë ka disa mekanizma mbrojtjeje dhe sigurie, dhe çdo pajisje jetike është e lidhur me UPS, opsion që është në funksionon derisa të ndizet agregati. Edhe një herë e sigurojmë publikun se asnjë proces në klinikë nuk ishte rrezikuar gjatë periudhës së shkurtër kur IShP KGjO mbeti pa furnizim me energji elektrike, thuhet në DEMANTIN e KGjO-së.

Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për informacione të ndjeshme në lidhje me gjendjen shëndetësore të personave të përkujdesur në klinikën në fjalë, e vërteta për këtë situatë është dashur të verifikohet në KGjO. Qëndrimi zyrtar i klinikës në raste të tilla është i detyrueshëm, në vend që media të mbështetet në burime jozyrtare. Pretendimet e bëra në artikull janë shumë serioze dhe ato është dashur të verifikohen në KGjO.