[Recension: Të rinjtë që në shkollë të mesme mendojnë për t’u larguar nga vendi]
Që në fillim, në titull, ky artikull pohon se të rinjtë që në shkollë të mesme mendojnë për t’u larguar nga vendi. Kjo gabimisht e bën lexuesin të mendojë se një përfundim i tillë është nxjerrë nga ndonjë hulumtim relevant i bërë me nxënësit e shkollave të mesme në Maqedoni. Por, në të nuk ka as diçka relevante, e as hulumtim. Janë dhënë disa përfundime, për të cilat nuk është e qartë se nga kanë ardhur, e as si janë nxjerrë.
Linku deri te artikulli origjinal: Të rinjtë që në shkollë të mesme mendojnë për t’u larguar nga vendi
Data dhe koha e publikimit: 12.3.2019
Data e recensionit: 12.3.2019
Recenzues: Simona Atanasova
Edhe pse titulli thotë “të rinjtë”, teksti më poshtë thotë se bëhet fjalë për të rinj të talentuar. Por, ende nuk është e qartë se kush janë këta të rinj. E as cili është talenti i tyre. As pse duan të largohen nga vendi.
Parafrazohen deklarata të pretenduara nga të rinjtë se nuk janë të kënaqur me sistemin arsimor, por nuk ka asnjë deklaratë nga një i ri i tillë që thotë se pse është i pakënaqur. Thuhet se të rinjtë fitojnë çmime nëpër garave, por nuk dihet se cilat janë ato çmime dhe cilat janë ato gara. Vetëm informata të plasuara në mënyrë paushalle.
Për më tepër, artikulli thotë se institucionet ndërkombëtare kritikojnë se arsimi në vend, për dallim nga vendet fqinje, është duke u përkeqësuar.
Parashtrohet pyetja cilat institucione ndërkombëtare? Mungon informata se mbi çfarë baze është nxjerrë përfundimi se arsimi këtu është më i keq se sa në vendet fqinje. Nuk është përmendur asnjë studim dhe/ose të dhëna për ta mbështetur këtë konstatim.
Në fund të artikullit, krejt gabimisht, ekziston një gjë e maskuar që mund të jetë lajmi kryesor, sipas të cilës në këtë periudhë është duke u bërë një koncept për t’i ndihmuar këta fëmijë. Por edhe këtu, parafrazohet njëfarë deklarate anonime nga një person pa emër nga Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik pa dhënë më tepër detaje, gjë që e le informacionin pezull në ajër.
Në përgjithësi, artikulli është i zbrazët, përplot me konstatime të pakonfirmuara dhe të përgjithësuara, me çka i manipulon lexuesit. Mungojnë burimet, deklaratat, të dhënat ose ndonjë gjë që do t’i konfirmonte pretendimet e shkruara.
Lajmi nuk i plotëson fare rregullat themelore të gazetarisë. Nuk ofron përgjigje në asnjërën prej pyetjeve të rëndësishme (kush, çfarë, kur, ku, si …) në të cilat duhet të përgjigjet çdo artikull i lajmeve, edhe atë veçanërisht lajmi që merret me njërën nga çështjet më të nxehta të kohës së sotme.