Nostradamusi nuk parashikoi që deri në vitin 2024 “qielli do ta gjykojë njerëzimin”

Një postim në Facebook në mënyrë sensacionale pretendon se “qielli do të gjykojë njerëzimin“, se do të ketë një luftë të tretë botërore dhe se ajo do të ndodhë deri në vitin 2024, që është tre vjet nga tani. Këto pretendime bazohen në një farë Trifko Guzina, por nuk ka asnjë konfirmim në tekst që ky njeri e ka qëlluar me të vërtetë, domethënë ai interpretoi në mënyrë korrekte disa nga profecitë e Nostradamusit. Sipas tij, përfundimi se “qielli do të gjykojë njerëzimin” i referohet armëve ajrore. Nuk është e qartë se në cilën pjesë të veprës së Nostradamusit ai e pa këtë, domethënë cilat janë pjesët që ai deshifroi.

 

 

Çdo disa muaj, kur nuk ka ndonjë lajm dhe informacion tjetër që mund të sjellë shumë klikime, disa media merren me Nostradamusin. Ai gjithmonë tërheq shumë vëmendje. Kjo ndoshta për shkak të dëshirës dhe kuriozitetit të publikut për të zbuluar se çfarë i pret në të ardhmen.

Edhe ky, si dhe tekstet e mëparshme që lidhen me parashikimet e Nostradamusit, është i pasaktë, gjegjësisht të interpretuara në mënyrë arbitrare, dhe përhapin frikë dhe panik tek publiku. Teksti me titull: “Parashikimet e Nostradamus: Qielli do të gjykojë njerëzimin, deri në vitin 2024 gjithçka do të ndryshojë”, ka mbi 50 shpërndarje në rrjetin social Facebook.

Për më tepër, ky tekst është edhe i ricikluar. Një artikull i tillë identik u botua në portalet maqedonase në qershor dhe dhjetor të vitit të kaluar, dhe në ato serbë në maj.

Artikulli fillon me një zhurmë. Në mënyrë sensacionale pretendon se “qielli do të gjykojë njerëzimin“, do të ketë një luftë të tretë botërore dhe do të ndodhë deri në vitin 2024, e cila është tre vjet nga tani.

Këto pretendime bazohen në një farë Trifko Guzina, i cili paraqitet si njeriu që deshifroi shumicën e mendimeve të Nostradamusit. Sidoqoftë, nuk ka asnjë konfirmim në tekst që ky ose ndonjë person tjetër e ka qëlluar me të vërtetë, gjegjësisht kanë interpretuar saktë ndonjë nga profecitë e Nostradamusit.

Sipas tij, përfundimi se “qielli do të gjykojë njerëzimin” i referohet armëve ajrore. Nuk është e qartë se në cilën pjesë të veprës së Nostradamusit ai e pa këtë, domethënë cilat janë pjesët që ai deshifroi.

Në disa raste, ekipet e Vërtetmatësit dhe Crithink kanë shkruar që profecitë e Nostradamusit janë shkruar në mënyrë të paqartë, duke e bërë të pamundur lidhjen e tyre direkt me një ngjarje specifike.

Puna e Nostradamusit shprehet në katërkëndësha, pra strofa me katër rreshta në formë vargjesh dhe gjëegjëzash, të cilat nuk janë rregulluar në mënyrë kronologjike. Në fakt, shumica e profecive të Nostradamusit janë përkthyer dobët, të pasaktë dhe të formuluar në mënyrë të paqartë, duke i lënë ato të hapura për një larmi interpretimesh, duke lënë hapësirë ​​të mjaftueshme për spekulime.

Ka shumë interpretues të Nostradamusit, dhe shumica prej tyre interpretojnë madje të njëjtin varg ndryshe në lidhje me të ardhmen pikërisht për shkak të paqartësisë së shkrimit të tij.

Kështu që, është e palogjikshme të pretendosh që Nostradamusi i lidhi sulmet ajrore me fundin e njerëzimit. Ka pasur sulme ajrore që kur u shpik avioni dhe do të ketë në të ardhmen. Nuk është diçka që duhet deshifruar ose kërkuar në profeci. Aq më pak kjo do të thotë se fundi i njerëzimit është në tre vitet e ardhshme.

Është e papërgjegjshme që media të publikojë konkluzione frikësuese dhe të citojë deklarata të ndryshme spekulative vetëm për të arritur lexueshmëri më të madhe të teksteve dhe shikueshmëri më të madhe në rrjetet sociale.

 

Qendra e resurseve në internet për shkathtësi mediatike dhe mendim kritik “Crithink” shërben si një arkivë publike e përmbajtjeve edukative dhe informuese të botuar nga “Metamorphosis” dhe nga projekte dhe organizata tjera, veçanërisht për anëtarët e Rrjetit për shkathtësi meidatike. Ky artikull u botua fillimisht nga shërbimi për verifikimin e fakteve “Vërtetmatësi” dhe është marrë me lejen e botuesit sipas kushteve të licencës Creative Commons – thekso burimin – pa intervenuar.