Nuk është paralajmëruar asnjë masë ndaj RMV-së nga vendet fqinje për mos-hapjen e kufijve

Është gënjeshtër lajmi, i cili qarkullon nëpër media që nga data 7 qershor, se nëse nuk hapen kufijt e vendit, shtetet fqinje do të ndërmarrin masa ekonomike ndaj Maqedonisë së Veriut. Pothuajse të gjitha vendet e botës në këtë periudhë, merren me tejkalimin e kësaj pandemie me sa më pak pasoja dhe jo me vendosjen e masave ndaj vendeve të tjera. Të gjitha vendet e vlerësojnë vetë kohën se kur mund të hapen kufijt, në raport me situatën epidemike dhe për masa të tilla nuk është paralajmëruar deri tani nga asnjë vend.

Foto nga lajmi i recensuar

Linku origjinal i artikullit:Mos-hapja e kufijve, vendet e rajonit paralajmërojnë masa ndaj RMV-së

Data e publikimit: 07.06.2020

Data e recensimit: 13.06.2020

Recensuese: Naile Dauti

Lajmi që po recensojmë është i pavërtetë. Nuk ka asnjë burim, asnjë fakt, asnjë emër shteti i cili mund të ketë paralajmëruar masa, pas çka mund të konsideroje në vërtetësinë e të njejtit. Në fakt ndërkohë që lexon këtë artikull, jo që  nuk hamendesh aspak për vërtetësinë e tij, por shuhen të gjitha hamendjet qysh në fjalinë e parë, pra të bind vetë që është një gënjeshtër e trilluar nga s’dihet prej ku është bazuar.

“Nëse Komisioni i Sëmundjeve Infektive në Shkup ketë javë nuk rekomandon hapjen e kufijve, vendet fqinjë dhe të rajonit pritet të ndërmarrin masa ekonomike ndaj Maqedonisë së Veriut.”, thuhet në tekstin që recensojmë.

Është e paqartë pse vendet fqinje do të vendosnin masa ekonomike ndaj Maqedonisë, kur import-eksporti ndërmjet vendeve zhvillohet, përveç pengesës së qytetarëve për të lëvizur lirshëm për nevojat e tyre?!
Është gjithashtu e pakuptueshme se ku është bazuar autori i artikullit për të dhënë një konstatim të tillë, madje duke mos iu referuar asnjë burimi të sigurt. Me siguri se një lajm i tillë po të ishte i vërtetë do të bënte bujë dhe do të zinte faqet e para të secilës media.

Teksti vijon me komentimin e shkeljeve të të drejtave të qytetarëve, të cilët kthehen mbrapsht në pikat kufitare apo edhe nuk lejohen të dalin. Gjithashtu autori nuk  i bashkagjit asnjë fakt pretendimit se ka shumë pak gjoba për mos respektim të masave në rajonet ku virusi ka krijuar vatra.

 “Është e padrejtë ligjore dhe njerzore që qytetarët të kthehen mbrapsht nga pikat kufitare apo mos të lejohen të dalin. Partitë politike duhet ta kenë parasysh se në veçanti kthimi i shtetasve të Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë rrit edhe presionin ndaj tyre. Për këtë llogaria është e tyre.Virusi është dhe do mbetet prezent. Energjia e institucioneve mes tjerash duhet të koncentrohet në ngritjen e vetëdijes shoqërore për vendosjen e maskave. Në disa rajone ku virusi ka krijuar vatra, ka shumë pak gjoba dhe kallëzime për mosrespektim të masave apo edhe nuk ka fare.”, thuhet tutje në artikull.

Artikulli në fjalë fillimish u plasua në ueb faqen e Televizionit Alsat, i cili pas disa ditësh ishte fshirë. Më pas të njejtën e publikuan edhe disa portale tjera në gjuhën shqipe dhe maqedonase, disa prej të cilave e kishin përmendur burimin e lajmit, disa të tjera jo.

Lajmi i fshirë
Mediat që morën lajmin

Në këtë rast autori veç parimeve tjera profesionale, ka shkelur nenin e parë të Kodit Etik, i cili obligon  gazetarin që të botojë informacione të konfirmuara dhe nëse bëhet fjalë për supozim kjo gjë duhet thënë.

“Gazetari ka të drejtë për qasje të lirë në të gjitha burimet e informimit, që janë me interes publik. Gazetari duhet të botojë informata të sakta dhe të provuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe të falsifikojë dokumente. Nëse informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivish tspekulim, kjo gjë duhet të thuhet dhe të publikohet. Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur.”- neni 1 i Kodit Etik.

Koncepti i manipulimitProva selektive, i cili shtjellohet në Doracakun e Krithinkut, është ‘prirje për të treguar fakte që flasin për mbështetje të një pretendimi dhe në të njëjtën kohë injorim të fakteve që janë kundër të njëjtës’. Në këtë rast, prova janë konsideruar kthimi mbrapsht i udhëtarëve, veprim i cili në rrethana normale do të përbënte shkelje ligjore, por në sitatën aktuale kjo nuk vlen më, pasi në pyetje është jeta dhe shëndeti i qytetarëve. Njëkohësisht autori injoron provat për sitatën e rëndë epidemike në vend, e cila ka pamundësuar lëvizjen e lirët të qytetarëve. Është fakt se shteti nuk mund të mbetet përgjithmonë i mbyllur dhe qytetarët të izoluar, por kur do të hapen kufijt dhe si, për këtë do të vendosin insitucionet kompetente në vend.

Lexuesit përballen me një info-obezitet të pa parë viteve të fundit, i cili jo pa të drejtë i vendos përball shumë hamendësimesh. Por gjithashtu është hapur mundësi më e madhe që ata të verifikojnë vërtetësinë lajmeve dhe informatave që pranojnë. Mund të zgjedhin për çfarë duan të informohen dhe më e rëndësishmja në fund fare ku duan të informohen!

Ky artikull është pjesë e raportimit special të Krithink-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.