Nuk u shpenzuan 7 milion euro për largimin e gardhit para qeverisë

Titulli i tekstit që e recensojmë është i rremë, sepse nuk janë shpenzuar shtatë milionë euro për heqjen e gardhit rreth qeverisë, siç thuhet, por, siç informuan nga qeveria, përdoren resurse të brendshme, gjegjësisht kontrata aktuale të shërbimeve.

Linku deri te artikulli origjinal: Qeveria fsheh: Largimi i gardhit kushton 7 milion euro?

Data dhe koha e publikimit: 7.2.2019

Data e recensionit: 11.2.2019

Recenzues: Sillvana Zhezhova

 

Firmat “Serta” dhe “Bapall” janë dy shërbimet higjienike që i mirëmbajnë objektet e administratës shtetërore, dhe sot ato e largojnë gardhin e hekurt para qeverisë. Asnjëra nga këto firma nuk kryen shërbime ndërtimi, tregojnë informatat deri te të cilat erdhi “Makfaks“.

Teksti i referohet një medie tjetër, por është ofruar një titull i pasaktë. Kompanitë e përmendura në artikull, me të cilat qeveria ka lidhur kontrata në vlerë prej 7 milionë eurosh, janë për mirëmbajtjen e higjienës së objekteve të administratës shtetërore. Prandaj, këto para nuk kanë të bëjnë me largimin e gardhit, por me detyrimet e plota që këto kompani i kanë ndaj objekteve të administratës shtetërore, në përputhje me kontratat, e ato janë pastrimi i zyrave, ashensorëve, nyjeve sanitare, çative, fasadave, shtigjeve, garazheve, bodrumeve.

Edhe pse në tekst thuhet se në pyetjen, “Sa kushton largimi i gardhit?” nuk është marrë asnjë përgjigje nga qeveria, të njëjtën ditë (7 shkurt) në këtë pyetje u dha përgjigje në konferencën e rregullt për shtyp të qeverisë, ku zëdhënësi Mile Bosnjakovski u përgjigj se “nuk do të shpenzohen paratë e qytetarëve, por do të përdoren burimet e brendshme, gjegjësisht kapacitetet ekzistuese të shërbimeve në kuadër të qeverisë”.

Boshnjakovski edhe në profilin e tij  në Twitter e demanton titullin.

Titulli i tekstit që e recensojmë ka për qëllim ta manipulojë publikun duke dhënë informacion të rrejshëm, pasi paratë nuk janë dhënë në mënyrë specifike për largimin e gardhit para Qeverisë, zë (linjë buxhetore) që nuk është përfshirë as në marrëveshjen e Shërbimit për çështje të përgjithshme dhe të përbashkëta që Qeverisë me dy kompanitë e lartpërmendura.