Paditë për dezinformatat në RMV, si dhe ku mund t’i denonconi

Foto: Pexels
Foto: Pexels

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut paralelisht me virusin COVID 19 (virusin Korona) janë duke luftuar edhe me infodeminë – dezinformatat në lidhje me këtë virus. Për këtë, është angazhuar Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e cila deri te Prokuroria Publike parashtron padi.

Nga Fatbardha Curri

Si mund të bëhet kjo?

MPB ka adresë elektronike e cila është: cybercrime@moi.gov.mk. Këtu qytetarët mund të dërgojnë e- mail apo porosi pa ndonjë përmbajtje të veçantë, mjafton edhe “print screen” apo fotografi nga lajmi apo edhe vetë linkun – vegzën ku është i publikuar informacioni, dhe të njëtin ta dërgoni në e – mailin e mësipërm.

Pas kësaj, MPB e shqyrton denoncimin dhe sjell vendim. Nëse lajmi verifikohet se është i pavërtetë, përcillet si vepër penale në Prokurorinë Publike.

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev me datë 23 mars 2020 ka njoftuar se deri tash dikasteri që udhëhiqet nga ai ka dorëzuar 15 padi në Prokurorinë Publike për lajme të rreme.

“Deri tash, Ministria e Punëve të Brendshme, nëpërmjet repartit për krim kompjuteristik dhe forenzikë digjitale ka parashtruar 15 parashtresa deri te Prokuroria Publike. Cila është përmbajtja e lajmeve? Bëhet fjalë për lajme të rreme, për konstatim për ndonjë zhvendosje dhe për publikim të të dhënave. Ne japim informata të detajuara sipas denoncimit se si është parashtruar. Si keni vepruar ndaj denoncimeve: Nëse është vërejtur vepër penale, të njëjtat i kemi parashtruar në Prokurori Publike”, iu përgjigj Çulevi pyetjeve të “Crithinkut”.

Por, nuk duhet të harrojmë, se deri te padia e MPB-së për mediat dhe faqet e caktuara që ju dezinformojnë, rol të rëndësishëm keni edhe ju, qytetarët.

Më poshtë, në infografik përshkruhet vizualisht se si mund ta bëni këtë.

HAPI I PARË – nënkupton atë se ju duhet ta verifikoni informacionin. Kjo mundëson që edhe ju të siguroheni se informacioni që e keni marrë është i saktë dhe nuk jeni dezinformuar, por nga ana tjetër mundëson ta kalon filtrin që më pas MPB-ja të ketë bazë për të vepruar. Informacioni mund të verifikohet duke e shqyrtuar burimin e informacionit. Në këtë rast, një artikull që përcjell informacione për COVID-19 duhet të thirret në institucione si: Ministria e Shëndetësisë, Qeveria, Instituti i Shëndetit Publik, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe vetë komunat në rast se informacioni i referohet ndonjë komune.

HAPI I DYTË – Nëse ju vlerësoni se artikulli nuk thirret në burimet e lartshënuara dhe përcjell dezinformata, atëherë denoncojeni atë. Por si mund ta denonconi?

HAPI I TRETË – Bëjeni një fotografi nga vendi ku e shihni informacionin, nëse është TV fotografojeni ekranin televiziv, kurse nëse është portal, bëjeni “print screen” apo edhe kopjojeni adresën.

HAPI I KATËRT – Pasi të keni siguruar materialin, dërgoni të njëjtat në adresën elektronike (e – mailin): cybercrime@moi.gov.mk.

Pas kësaj, siç edhe sqaroi ministri Çulev, MPB e shqyrton denoncimin dhe nëse vlerëson se ka shkelje të Kodit Penal apo artikulli paraqet vepër penale, rastin e përcjell te Prokuroria Publike. Deri tash MPB, në Prokurori ka parashtruar 15 raste të dezinformatave.

Për të parë hapat se si verifikohet informacioni, mund klikoni: KËTU.

Si të verifikohet

Ky artikull është pjesë e raportimit special të Krithink-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.