[Recension: Dhe ndërsa dikush është duke fjetur, ministri Venko Filipçe operon dhe shpëton jetë, HERO!!!]
Në grupin në Facebook për mbështetje të ministrit të shëndetësisë, neurokirurgut, Dr. Venko Filipçe, si dhe në profilin privat të një anëtari të këtij grupi, është shpërndarë një fotografi e ministrit në sallën e operacionit, dhe në përshkrimin e fotografisë thuhet se ai ishte duke operuar dhe se shpëton jetë ndërsa dikush tjetër fle. Informacioni, megjithëse afirmuese për imazhin e ministrit, nuk është i vërtetë.
Linku deri te artikulli origjinal: Dhe ndërsa dikush është duke fjetur, ministri operon dhe shpëton jetë HERO!!!
Data dhe koha e publikimit: 19.3.2020
Data e recensionit: 21.3.2020
Recenzues: Mirosllava Burns
Në këtë rast të bëhet fjalë për një qëllim të qartë për ta lavdëruar dhe mbështetur ministrin, por me informacion të gabuar të shoqëruar edhe me një fotografi. Fotografia është e vërtetë, por përshkrimi i jep kontekstin e gabuar, se ministri Venko Filipçe operon gjatë natës, ndërsa ditën merret me virusin Kovid-19. Ilustrimi me këtë përshkrim, gjegjësisht dezinformatë, u përhap me shpejtësi të madhe në rrjetet sociale, përjetoi një viralitet të madh – është shpërndarë 57 herë, edhe atë për herë të parë në grup: “Edhe unë jam Venko Filipçe, mbështetje.” Vetëm në këtë grup, ka mbi dhjetë mijë anëtarë aktivë që shpërndajnë lavdërime për ministrin dhe kohë pas kohe informacione për koronavirusin.
Por, kjo dezinformatë, që është përhapur pa qëllim dashakeq nga një përkrahës i ministrit, së shpejti u mohua edhe zyrtarisht.
На социјалните медиуми почна да се споделува фотографија од мене како синоќа сум оперирал. Оваа вест не е точна. Сликата е од 2019 година. Во овој момент целосно сме фокусирани на справувањето со коронавирусот. Ве молам да не споделуваме дезинформации. pic.twitter.com/Ps7grdqUqH
— Венко Филипче (@VFilipche) March 20, 2020
Siç thekson edhe vetë Filipçeja, fotografia është bërë në vitin 2019, dhe për momentin, ai është plotësisht i përqendruar në përballjen me koronavirusin.
Është interesante të theksohet se jo gjithmonë informacionet e pavërteta kanë për qëllim të shpifin për ndonjë person publik, ato shpesh herë synojnë ta paraqesin atë në mënyrë afirmative para publikut. Por, funksionarët publikë janë ata që vendosin se është shumë e rëndësishme të jesh plotësisht transparent dhe të mos shfrytëzohen dezinformatat e tillë për pikë politike.