[Recension: Video shqetësuese: Dëshmi se vetëm sot ka 349 të vdekur në Itali, rrini në shtëpi]
Një artikull i shkruar në mënyrë tipike senzacionaliste, me një titull alarmant për pandeminë e koronavirusit nuk ka për qëllim të informojë por të përhapë panik. Paralajmërimi në titull: Video shqetësuese: Dëshmi se vetëm sot ka 349 të vdekur në Itali, rrini në shtëpi, është një përpjekje e ngathët për të thënë më shumë me sa më pak fjalë, por edhe për të shokuar, pa marrë parasysh se cilat informacione janë me të vërtetë në interes të qytetarëve, e cila janë shqetësuese në mënyrë të panevojshme. Ky qëndrim joetik dhe i papërgjegjshëm rezulton me një artikull që informon në mënyrë të mangët, por që frikëson shumë.
Linku deri te artikulli origjinal: Video shqetësuese: Dëshmi se vetëm sot ka 349 të vdekur në Itali, rrini në shtëpi
Data dhe koha e publikimit: 16.3.2020
Data e recensionit: 18.3.2020
Recenzues: Jugosllava Dukovska
Recensojmë një artikull që i përket një kategorie artikujsh, qëllimi kryesor i të cilëve nuk është të informojnë në mënyrë të kondensuar për elementet kryesore të një ngjarjeje apo situate, por të tingëllojë në mënyrë senzacionaliste për të nxitur reagim nga lexuesi. Në të ka bollëk të pashijes, arbitraritetit dhe pasaktësive.
Fjalët “Shqetësuese-dëshmi-të vdekur”, të hedhura pa ndonjë kuptim konkret në titull, është dashur të jenë karrem për klikime, kështu që as nuk janë përpjekur që ta rregullojnë siç duhet me shenjat e pikësimit ose ta formulojnë më mirë. Më rëndësi ka qenë që të shkaktojë interesim, madje edhe në kurriz të pashijes së plotë dhe të jokorrektësisë profesionale.
Informacionet që i ofron janë të pakta. Dhe të pasakta. Padyshim me rëndësi ka qenë të tronditej lexuesi, të cilit i tregohet një video me arkivole të renditura në një morg në një qytet italian.
Koronavirusi, pas Kinës, nga origjina e infeksionit, më rëndë e goditi Italinë. Sipas të dhënave më të fundit, 1,441 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në këtë vend, ndërsa 21.157 janë infektuar
Shifrat që janë publikuar këtu janë nga data 14 mars. Artikulli është publikuar më 16 mars në orën 23:12, që do të thotë se në kohën e postimit, në internet kanë qenë në dispozicion të dhënat nga data 15 mars, përkatësisht 1,809 të vdekur dhe 24.747 të infektuar. Kjo do të thotë se ky tekst ofron të dhëna të vjetruara.
Përveç kësaj, në të është lënë pa përmendur lajmi i ditës në Itali – se kishte tendencë të rritjes së mprehtë të numrit të rasteve të reja, por dhe të vdekjeve, që ishte një nga lajmet kryesore që lidheshin me pandeminë e koronës për atë ditë. “Italia raportoi 368 vdekje në 24 orët e fundit “ qëndron, për shembull në raportin ditor të Al-Xhazirës.
Për seriozitetin e situatës flet edhe vendimi i kryeministrit italian, Giuseppe Conti, për ta vendosur vendin në bllokadë për ta parandaluar përhapjen e infeksionit.
Kjo fjali nuk informon por konstaton. Nuk ka asnjë shpjegim të saktë se çka dhe kur ka vendosur kryeministri italian, dhe për çfarë lloj bllokade bëhet fjalë, gjegjësisht nuk i ka të gjitha elementet e informacionit. Kjo me gjasë i referohet vendimit të Contit të datës 9 mars për kufizime më të mëdha në lëvizjen e qytetarëve dhe mbylljen e dyqaneve në të gjithë vendin, përveç supermarketeve dhe farmacive, por nga ky artikull lexuesi këtë nuk mund ta kuptojë.
Banorët janë në panik, e për këtë dëshmojnë edhe pamjet nga Roma, ku qytetarët formuan radhë para dyqaneve për të blerë rezerva ushqimesh.
Përveç që është gramatikisht e pasaktë, kjo fjali i ngjan gjithashtu një bisede në mëhallë, e jo informacionit, sepse plason njohuri në mënyrë sipërfaqësore njohuritë, dhe nuk merret me fakte. Në këtë fjali thuhet se ka fotografi të qytetarëve që qëndrojnë në radhë në Romë, mirëpo në tekst nuk ka një fotografi të tillë, por nga ana tjetër ka fotografi të arkivoleve në morg dhe ajo është shoqëruar me një paralajmërim, i cili është jo i sinqertë:
Videoja e fundit është shqetësuese dhe e tmerrshme.
Raportimi për vdekjet në një epidemi të madhe si dhe për çdo fatkeqësi që përfshin njerëz duhet të jetë i çliruar nga senzacionalizmi, thuhet në Kodin e Gazetarëve. Ky artikull e bën pikërisht të kundërtën – ka një qasje tejet të papërshtatshme dhe joetike ndaj temës. Një medie me përgjegjësi shoqërore duhet të dijë se sa e rrezikshme mund të jetë histeria në një moment kaq të ndjeshëm, siç janë rrethanat e jashtëzakonshme që lidhen me përhapjen e infeksionit të virusit Kovid-19.
Ky artikull është pjesë e raportimit special të Krithink-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.