Në periudhën prej 11 deri më 13 dhjetor 2019, në Hotelin “Park&Spa” në Shkup u mbajt një trajnim treditor për grantistët e projektit “Mendim kritik për qytetarë me shkathtësi mediatike – KriThink”.
Në trajnim morën pjesë përfaqësues të 11 organizatave qytetare dhe 10 mediave që janë pjesë e skemës së dytë të granteve të projektit, e cila realizohet në periudhën prej tetorit të vitit 2019 deri në mars të vitit 2020.
Në ditën e parë të trajnimit, grantistët patën mundësinë të njihen më në detaje me bazat e menaxhimit të ciklit të projektit, përgatitjen e planit për monitorim dhe vlerësimi, si dhe për mundësitë për rrjetëzim përmes Rrjetit për arsimim mediatik. Në ditën e dytë, theksi u vendos tek komunikimi dhe dukshmëria, si dhe thellimi i njohurive të grantistëve për temat e mëposhtme: të menduarit kritik si bazë e arsimimit mediatik, roli dhe funksionet e mediave në shoqëri, përdorimi i metodologjisë për verifikimin e fakteve, liria e shprehjes kundrejt gjuhës së urrejtjes etj.
Dita e tretë e punës ishte paraparë për zhvillimin e politikave, zhvillimin e mediave sociale, si dhe për metodat për avancimin e bashkëpunimit midis organizatave qytetare dhe mediave.
Përveç përfaqësuesve të ekipit të projektit, në këtë trajnim kontribut dhanë edhe Emilija Petreska Kamenjarova nga Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuale Mediatike (ASHAAM), e cila iu referua punës së Rrjetit për arsimim mediatik, si dhe Biljana Gjoneska nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), e cila e shpjegoi më thellësisht lidhjen midis mendimit kritik dhe arsimimit mediatik.
Në trajnimin treditor morën pjesë përfaqësues të organizatave të mëposhtme: Shoqata Multikultura, Qendra për Zhvillimin e Mediave të Bashkësive MEDIUM, “Sky Plus” – Strumicë, Qendra për Arsim, Kulturë dhe Aktivizëm, MULTUS – Gjevgjeli, Shoqata për Integrim Multikulturor INKLUZIONI – Ohër, Qendra Rajonale për Përfaqësim, Asociacioni për tolerancë qytetare dhe bashkëpunim – Prilep (ATQB), Qendra për Arte Audiovizuale, Shoqata për Mbrojtjen dhe Edukimin e Fëmijëve dhe të injve Romë – PROGRES, KriejtivEjt – Produksioni i Filmit Rinor, Shoqata qytetare Kontrapunkt – Shkup,
Nga mediat që njëkohësisht janë partnerë të organizatave qytetare në zbatimin e projekteve të tyre, të pranishëm ishin përfaqësuesit e: Portalit Bon Zo, TV GLOBI, TV Kanal VIS, Radio Tajme FM, TV Nova 12, Portali DRNKA, TV M, TV Star Shtip, Radio Pella, Portali “Aberxhija”, Portali “24 Vakti”, Portali Okno.
Materialet edukative dhe mësimore për të gjitha përmbajtjet e përfshira në trajnim dhe për projektin “KriThink” janë në dispozicion publik në kuadër të e-Bibliotekës në ueb-faqen që shërben si qendër burimesh, si dhe në formën e artikujve edukativë dhe analitikë. Midis tyre është doracaku për arsim joformal me titull “Me mendim kritik deri te demaskimi i dezinformatave”, që është në dispozicion në gjuhën maqedonase dhe shqipe në formatin (PDF).