Kryetari i iniciativës “E dua Vodnon” nuk u sulmua në debatin për PDU-në e Tërnodollit

 

[VIDEO: Kryetari i “E dua Vodnon” sulmohet nga një aktivist i LSDM-së]

Titulli i artikullit që e recensojmë dezinformon, sepse në artikullin që është marrë nga agjencia e lajmeve “Meta”, aspak nuk përmendet se kryetari i “E dua Vodnon” është sulmuar nga një aktivist i LSDM-së.

Linku deri te artikulli origjinal: VIDEO: Kryetari i “E dua Vodnon” sulmohet nga një aktivist i LSDM-së

Data dhe koha e publikimit: 17.12.2019

Data e recensionit: 18.12.2019

Recenzues: Sillvana Zhezhova

Në sallën e mbushur përplot me njerëz të bashkësisë lokale në Kozle ndodhi një rrahje mes grupeve të qytetarëve, transmetonMeta“. Disa nga të pranishmit shprehen pakënaqësi që Komuna e Karposhit po bën presion për miratimin e këtij plani të detajuar urbanistik (PDU), i cili parashikon rritje të urbanizimit, ndërtimin e tre ndërtesave gjashtëkatëshe te kanali për parandalimin e vërshimeve në Tërnodoll dhe ndërtimin e objekteve individuale lartë në Vodno.

Teksti që e recensojmë është transmeuar në mënyrë korrekte dhe është publikuar linku deri te burimi i lajmit, por titulli nuk del nga përmbajtja e tekstit. Në artikullin origjinal nuk ka asnjë informacion të tillë se kryetari i “Unë e dua Vodnon” është sulmuar nga një aktivist i LSDM-së. Në titulli gjithashtu nuk theksohet se ku ka ndodhur sulmi (në debatin për DPU-në e Tërnodollit, Zhdanecit dhe Kozles, në sallën e mbushur përplot me njerëz të bashkësisë lokale në Kozle), duke i lënë kështu lexuesit hapësirë për interpretim arbitrar.

Ndaj këtij titulli reagoi edhe kryetari i “E dua Vodnon”, Andrea Jankov, i cili në profilin e tij në Facebook mohoi se është sulmuar. Ai aspak nuk ka qenë i pranishëm në debat.

Për këtë ngjarje  reaguan dhe nga iniciativa “E dua Vodnon”, të cilët nga burimet e tyre kanë mësuar se ka pasur një sulm ndaj një aktivisti qytetar nga iniciativa “Shpëtim për Vodnon”, banor i Tërnodollit, nga ana e një personi që nuk është banor i Tërnodollit, ndërsa më parë ka qenë i punësuar në komunë.

“E dua Vodno” fuqimisht i dënon sulmet fizike nga cila do qoftë palë, dhe ne nuk mund to mos reagojmë për mbrojtjen joadekuate në debatin publik, i cili, megjithëse i hapur, pritej të ishte i tensionuar. Komuna nuk duhet të organizojë një ngjarje të tillë, në një temë kaq të ndjeshme dhe në një atmosferë të tensionuar, pa siguruar kushte minimale të sigurisë, e aq m ë pak të lejojë anëtarë të partive ose (ish)punonjës t’i sulmojnë njerëzit, thuhet në reagimin e “E dua Vodnon”.

Rregulli i titullit të tekstit është se ai rrjedh nga përmbajtja e tekstit, por ky rregull nuk është respektuar në artikullin që e recensojmë. Duke pasur parasysh se përmendet një person që është përfshirë në këtë rast, është dashur të kërkohet deklaratë prej tij për ta konfirmuar ose mohuar këtë. Në këtë medie gjithashtu nuk është publikuar as reagimi i kryetarit të iniciativës “Unë e dua Vodnon”, nuk është kërkuar falje prej tij, dhe nuk është ndryshuar as titulli pavarësisht nga fakti se ai nuk u sulmua nga një person, i cili gjoja qenka aktivist i LSDM-së.