Javën e kaluar, u mbajt uebinari i parë nga seria e uebinareve edukative të dedikuara për grantistët e projektit KriThink, por edhe për publikun e gjerë që ka interes në fushat e: mediave, dezinformatave, njohurive elementare mediatike, marrëdhënieve me publikun. Ky uebinar që për temë kishte Organizimin e ngjarjeve u ndoq nga 16 pjesëmarrës që përfaqësonin OJQ-të shfrytëzuese të skemës së granteve dhe partnerët e tyre nga mediat.
Uebinari i ardhshëm edukativ është caktuar për të mërkurën, më 13.02.2019, prej orës 11:00 deri në orën 12:00, në temën Promovimi në mediat sociale, ndërsa për pjesëmarrje të gjithë të interesuarit mund të paraqiten në linkun e mëposhtëm:
https://attendee.gotowebinar.com/register/4559060490001386508
Kodi për hyrje dhe pjesëmarrje në uebinar është: 739-008-387
Në linkun e mëposhtëm mund të ndiqet uebinari paraprak i mbajtur më 06.02.2019: https://register.gotowebinar.com/recording/7403920383078784780