Vlerësim që nuk ekziston, i nxjerrë në mënyrë tendencioze

 

[Recension: Qeveria e Zaevit merr vlerësimin zero nga investitorët gjermanë]

 

Teksti që e recensojmë thotë se në anketën për klimën e biznesit në vend, investitorët gjermanë “i dhanë zero” qeverisë së Zaevit, por teksti nuk shpjegon sesi ai konstatim përkon me hapjen e madhe të kompanive, të themi për investime të reja ?!

Linku deri te artikulli origjinal: Qeveria e Zaevit mori vlerësimin zero nga investitorët gjermanë

Data dhe koha e publikimit: 27.3.2019

Data e recensionit: 27.3.2019

Recenzues: Ljubomir Kostovski

 

Vlerësim zero për punën e saj mori qeveria nga investitorët gjermanë në vend në anketën që në shkurt të këtij viti e realizoi Delegacioni i biznesit gjerman në Maqedoninë e Veriut. Në atë anketë, asnjëra nga kompanitë e anketuara nuk ka thënë se qeveria punon mirëthuhet në hyrje të tekstit, me ç’rast publikohet ekstrakti nga anketa tradicionale, të cilën çdo shkurt e realizon Drejtoria e përmendur në mesin e anëtarëve të saj dhe bëhet publike çdo pranverë.

Sikur të ishte i sigurt, ky konstatim do të ishte më se serioz – në këtë grup biznesmenësh ka 200 kompani me 20.000 të punësuar dhe ato kanë qarkullim prej 3.65 miliardë euro në vit. Mirëpo, pretendimi i përmendur edhe në titullin e tekstit është i pasaktë.

Së pari, anketa nuk përmban deklarata individuale, por vlerësime të biznesmenëve të klasifikuar në grupe të veçanta, me vlerësimet e tyre. Kështu, në komunikatën për publikun, versioni i shkurtuar i anketës, që në nëntitull thuhet se “76% e investitorëve do të investonin përsëri në Maqedoninë e Veriut. Kompanitë optimiste presin që viti afarist 2019 të jetë shumë më i mirë se viti i kaluar”. Menjëherë pas kësaj, në tekst konstatohet se:

5% e kompanive e vlerësuan si të mirë situatën ekonomike në vend në vitin 2018, ndërsa 56% e vlerësuan atë si të keqe, dhe 39% si të kënaqshme. Kompanitë janë optimiste për pritjet në vitin 2019 – 22% besojnë se gjendjet në ekonomi do të përmirësohen (2018: 45%), 54% nuk presin ndonjë ndryshim të madh, 24% janë pesimistë dhe presin përkeqësim.

Sido që të jetë rezultati i përgjithshëm, sigurisht që nuk është “zero”.

Gjithashtu, në parim, titulli duhet të rezultojë edhe nga parametrat e tjerë. Për shembull, kur u pyetën se si kompanitë e vlerësojnë situatën për sa i përket punës së tyre edhe atë në fushën e tyre të veprimit, 61% e të anketuarve janë të kënaqur me situatën momentale në kompaninë e tyre, 29% e vlerësojnë si të mirë, ndërsa vetëm 10% e vlerësojnë atë si të keqe.

Në një pjesë të mediave është transmetuar deklarata e Patrik Martens-it, drejtor i Delegacionit të biznesit gjerman në Maqedoninë e Veriut dhe anëtar i Këshillit drejtues të Shoqatës Maqedonase-Gjermane të Biznesit, në të cilën, ndër të tjera, ai thotë:

Viti tashmë ka filluar me disa investime të reja, dhe 76% e kompanive të anketuara do të investonin përsëri në vend.

Këta tregues tregojnë shumë qartë se titulli është tendencioz dhe plason një të pavërtetë. Duhet theksuar se titulli dhe vlerësimi i dhënë nga “Lider”-i është transmetuar me shpejtësi në shumë media, të tjera, para së gjithash, në mënyrë elektronike. Përndryshe, redaksitë morën materiale të shtypura, kështi që kishin mundësi vetë t’i analizojnë rezultatet e anketës për disponimin e përfaqësuesve të 200 ndërmarrjeve. Por, për fat të keq, këtë e bënë vetëm një pjesë e vogël e mediave.