Zaevi nuk dha dorëheqje më 13 gusht, prandaj probabiliteti nuk krijon besueshmëri

Lajmi i medias “Flaka”
Lajmi i medias “Flaka”

Media “Flaka” transmetoi informacion se më 13 shkurt kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mund të japë të japë dorëheqje nga posti, kjo gjë nuk a ndodhur edhe sot e kësaj dite. Lajmi që e recensojmë nuk ka pasur fakte dhe thirret në probabilitet që është koncept manipulimi medial.

Fotografi nga lajmi që recensohet

Linku deri te artikulli origjinal: “Flaka mëson: Zaev mund të jep dorëheqje nga detyra e kryeministrit”

Data e publikimit: 13.08.2019

Data e recensionit: 19.08.2019

Recensuese: Fatbardha Curri

Titull sensacional që thirret në probabilitet

Megjithëse në titull qëndron fjala “Flaka mëson” gjë e cila e bën informacionin ekskluziv, sërish ajo thirret në probabilitet. Kjo nënkuptohet nga përdorimi i fjalës “mund”.

“Flaka mëson: Zaev mund të jep dorëheqje nga detyra e kryeministrit”, thuhet në titullin që e recensojmë.

Në shkrim gjithashtu thuhet se dorëheqja mund të ndodh edhe ditën kur është publikuar lajmi, 13 gusht. Kjo datë ka kaluar, dhe Zaevi edhe gjatë këtij momenti nuk ka dhënë dorëheqje. Prandaj lajmi ka edhe burime jo të sakta të informacionit.

Në shkrim gjithashtu nuk është kërkuar prononcim  nga Zaevi, e ndërkaq si burim paraqitet një pjesëtar i LSDM-së – partisë politike në pushtet lider i së cilës është Zaevi. Edhe deklarata e cituar nga burimi bazohet në probabilitet.

“‘Ekziston mundësia që Zoran Zaev sot ose në ditët në vazhdim tëu jep dorëheqje, dhe të formohet qeveri teknike me kryeministër Oliver Spasovski, me atë që zgjedhjet të mbahen në nëntor të vitit 2020 pas regjistrimit të popullsisë’, thonë burimet tona pranë LSDM”, thuhet në lajmin që e recensojmë.

Kjo është në kundërshtim me parimet e Kodit Etik të Gazetarëve.

“Gazetari ka të drejtë për qasje të lirë në të gjitha burimet e informimit, që janë me interes publik. Gazetari duhet të botojë informata të sakta dhe të provuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe të falsifikojë dokumente. Nëse informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet të thuhet dhe të publikohet. Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur”, thotë parimi i parë i Kodit.

“Gazetarët duhet të bëjnë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit”, thotë parimi i 13-të i Kodit.

Përdorimi i konceptit të manipulimit “Thirrje në probabilitet” ka për qëllim që lexuesit t’i bind se nëse thuhet se kjo gjë mund të ndodhë, ajo në fakt do të ndodhë. Megjithatë ajo është një pretendim, dhe deri tash një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Për lexuesit: Lajmet me “mundet”, “me shumë gjasë”, “ndoshta” nuk krijojnë besueshmëri

Shkrimi në fjalë dhe lajme të tjera që mund të lexoni, nëse përmbajnë fjalët “mundet”, “me shumë gjasë”, “ndoshta” nuk duhet të merren me çdo kusht si të vërteta, edhe në rastin në fjalë kur ato paraqiten si ekskluzive. Një lajm i tillë mund të ishte i besueshëm dhe i vërtetë nëse do ta thoshte vetë Zaevi apo Qeveria.