[Recension: MOGERINI E INJOROI ZAEVIN: ME GJAKFTOHTËSI E KALOI KUR U PËRSHËNDET ME GJITHË LIDERËT E TJERË ]
Videoja e segmentuar e takimit të shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini me liderët e Ballkanit Perëndimor është përdorur për ta manipuluar publikun për të treguar se Mogherini e injoroi Zaevin gjatë takimit dhe qëllimisht nuk është përshëndetur me të, kurse është përshëndetur me të gjithë liderët e tjerë.
Linku deri te artikulli origjinal: MOGERINI E ANASHKALOI ZAEVIN:ME GJAKFTOHTËSI E KALOI KUR U PËRSHËNDET ME GJITHË LIDERËT E TJERË
Data dhe koha e publikimit: 31.10.2019
Data e recensionit: 6.11.2019
Recenzues: Simona Atanasova
Ky është një shtrembërim i plotë i situatës që ka ndodhur me të vërtetë. Po, është e vërtetë, në video shihet se si Mogherini përshëndetet me disa nga liderët, por nuk përshëndetet me Zaevin dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Por, vetëm nga kjo video e shkurtër të nxirret përfundimi se ajo e ka anashkaluar dhe se nuk e ka përshëndetur Zaevin, të paktën është ekzagjerim. E po ashtu ky konstatim është i pasaktë.
Me një kërkim të lehtë dhe të thjeshtë në Google, mund të shihet se videoja e paraqitur në tekst nuk është videoja e vetme nga ky takim. Ajo më parë ishte përshëndetur me Zaevin dhe Vuçiqin, dhe për këtë arsye nuk i përshëndeti kur u takua me liderët e tjerë.
Dëshmi për këtë janë incizimet dhe fotografitë zyrtare, ku mund të shihet se jo vetëm që Mogherini është përshëndetur me Zaevin, por të dy u përshëndetën ngrohtësisht dhe në mënyrë miqësore.
Videoja që është përdorur për manipulim në këtë tekst u shpërnda edhe në rrjetet sociale dhe u shoqërua me komente negative për kryeministrin Zaev.
Në këtë manipulim “rrëshqiti” edhe Dimitar Apasiev nga “Levica”, i cili e komentoi videon me një ton nënçmues dhe fyes për Zaevin, të cilin e quajti hizmeqar të Merkelit.
Momenti kur euro-burokratja Mogherini me gjakftohtësi e anashkalon hizmeqarin e saj perandorak, Zaev. Zoki bre shok, mua më vendove në siklet. I gjori, i gjithi me një buzëqeshje të lumtur, u injorua siç duhet nga “shefja”. Kjo është shenjë e mjaftueshme se të kanë lënë të fundosesh, por “kush të të tregojë Ivanna”.
Para se të publikohet një informacion, ai duhet të kontrollohet plotësisht dhe të konfirmohet, bile edhe Видеото кое е искористено за манипулација во текстот беше споделувано и на социјалните мрежи и проследено со негативни коментари за премиерот Заев.