Policia nuk i sulmoi nxënësit e shkollave të mesme në protestën për ajër të pastër

 

[Policia e armatosur deri në dhëmbë sulmoi një grusht nxënësish të shkollave të mesme me maska gazi]

Titulli i tekstit që e recensojmë dezinformon në lidhje me ngjarjet e protestës për ajër të pastër, që u zhvillua më 20 dhjetor, e në të cilin dominoi prezenca e nxënësve të shkollave të mesme. Titulli jep përshtypjen se policia i ka frikësuar dhe u është kërcënuar nxënësve të shkollave të mesme gjersa protestonin. Numri i nxënësve të shkollave të mesme nuk ishte aspak i vogël, e po ashtu nuk u fituar përshtypja se policët ishin në numër shumë më të madh në protestë.

Linku deri te artikulli origjinal: [Policia e armatosur deri në dhëmbë sulmoi një grusht nxënësish të shkollave të mesme me maska gazi]

Data dhe koha e publikimit: 20.12.2019

Data e recensionit: 23.12.2019

Recenzues: Sillvana Zhezhova

Protesta e sotme e nxënësve të shkollave të mesme u ndoq nga pjesëtarët e policisë, të cilët ishin të armatosur deri në dhëmbë dhe me jelekë anti-plumb u vendosën para të rinjve që protestonin me maska gazi duke e kërkuar të drejtën për ajër të pastër. Kishte një prani të dukshme të policisë në të gjithë qytetin, dhe ata ishin në numër shumë më të madh se sa nxënësit e shkollave të mesme që iu përgjigjën thirrjes për të protestuar.

Armatimi i policisë gjatë protestës për ajër të pastër nuk është përjashtim nga rregulli për respektimin e protokollit të sigurisë për ngjarje të tilla. Prandaj, nuk është për t’u habitur që policia ishte e pranishme në gjithë qytetin, duke marrë parasysh marshrutën e lëvizjes, nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor drejt Qeverisë. Teksti nuk ofron asnjë dëshmi për pohimin e këtillë, gjegjësisht se policia ishte në numër shumë më të madh se sa nxënësit e shkollave të mesme. Protesta kaloi në mënyrë paqësore dhe qytetarët e ushtruan të drejtën e tyre demokratike për të protestuar. Nga fotografia që i është bashkangjitur tekstit, nuk mund të vërtetohet se policia i ka sulmuar protestuesit, por, përkundrazi, është një fotografi e zakonshme e vendosjes së forcave të policisë gjatë protestave.

Në tekst përmendet edhe komunikata e gjimnazistëve, ku ata “pohojnë se gjatë ditës janë përballur me presione të shumta dhe përpjekje për ta penguar ushtrimin e të drejtës qytetare për të protestuar”, por ato kanë të bëjnë me kërcënimet nga drejtorët në disa shkolla dhe nuk mund të lidhen me praninë e policisë. Për shkak të kërcënimeve dhe presioneve ndaj nxënësve të shkollave të mesme, u shkarkua drejtoresha e gjimnazit “Nikolla Karev”.

Teksti ka për qëllim ta dezinformojë publikun për numrin e policëve në krahasim me ata që kanë protestuar, duke aluduar se kanë dashur të tregojnë forcë. Nxënësit e shkollave të mesme, gjithashtu, nuk ishin  një grusht, por ishin të shumtë, edhe atë nga i gjithë vendi, duke e bërë në këtë mënyrë protestën masovike.