Recension: Shteti para shkatërrimit, Pendarovski për “borën e vitit të kaluar”: Kërkon të investohet për ngritjen e vetëdijes për ndryshimet klimatike]
Titulli nuk korrespondon me vetë përmbajtjen e tekstit. Kur filloni ta lexoni artikullin, e kuptoni se ai nuk ka asnjë lidhje me titullin. Në fakt, atë që titulli përpiqet t’ua imponojë lexuesve nuk është mbështetur në asnjë mënyrë më poshtë në artikull.
Linku deri te artikulli origjinal: Shteti para shkatërrimit, Pendarovski për “borën e vitit të kaluar”: Kërkon të investohet për ngritjen e vetëdijes për ndryshimet klimatike
Data dhe koha e publikimit: 21.11.2019
Data e recensionit: 27.11.2019
Recenzuese: Ana Anastasovska
Artikulli ka titull bombastik, veçanërisht në pjesën e parë, ku thuhet se “shteti po shkatërrohet”. Titulli pretendon se diçka e tmerrshme po ndodh në vend, ndërsa presidenti flet “për borën e vitit të kaluar”. Kur “bora e vitit të kaluar” përdoret si metaforë, i referohet diçkaje të vjetër, diçka që ka ndodhur dhe ka përfunduar në të kaluarën. Kjo metaforë në kontekstin në të cilin është përdorur nuk është e përshtatshme. Në fakt, ndryshimet klimatike në asnjë mënyrë nuk mund të jenë “borë e vitit të kaluar”, pasi janë aktuale çdo vit dhe janë gjithnjë e më shumë shqetësuese.
Përmbajtja e tekstit është e korrekte – raportim klasik nga një ngjarje. Në këtë rast bëhet fjalë për është konferencën “Veprimi klimatik: Të parandalohet dhe të shërohet”, ku profesorë dhe ekspertë nga vendi dhe rajoni diskutuan për rreziqet aktuale dhe zgjidhjet për përshtatjen dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike. Në këtë konferencë foli edhe presidenti, Stevo Pendarovski.
I gjithë teksti, në fakt, është transmetim i një pjese të fjalimit dhe të pikat kryesore të kreut të shtetit. Prandaj, është e paqartë se për çfarë lloj shkatërrimit ë shtetit bëhet fjalë dhe çfarë lidhje ka kjo me konferencën për ndryshimet klimatike. Gjëra që nuk kanë asgjë të përbashkët.
Titulli, në fakt, e ka shëmtuar tekstin
Në vend nuk ka asnjë shkatërrim, nuk ka as krizë politike e as ekonomike. Kështu që titulli përhap gënjeshtra.
Konstruksioni i titullit gjithashtu i shtrembëron tezat. Pendarovskit po i shkatërrohej shteti, e ai ka folur për “borën e vitit të kaluar”, gjegjësisht për ndryshimet klimatike, të cilat në asnjë mënyrë nuk janë “borë e vitit të kaluar”.
Në vend që të ketë një titulli të thjeshtë dhe informues, teksti përdor manipulime politike për ta njollosur dhe diskredituar presidentin, dhe me këtë rast aspak nuk mban llogari për standardet gazetareske dhe profesionale.
Prandaj, lexuesit duhet të jenë shumë të kujdesshëm kur i lexojnë titujt, gjegjësisht nuk duhet të ndalen vetëm në titujt dhe të nxjerrin përfundime prej tyre, pasi mund të përballen me artikuj të këtij lloji.