[Recension: Virus i ri në Kinë? A ka arsye bota që të jetë e shqetësuar?]
Titulli i tekstit që e recensojmë dezinformon dhe përhap panik, pasi paralajmëron shfaqjen e një virusi të ri për të cilin bota duhet të shqetësohet. Më tej, në tekstin e njëjtë tekst demantohet pretendimi i bërë në titull se virusi është i ri, dhe se për herë të paru shfaq në vitet e 50-ta të shekullit 20, gjatë luftës amerikano-koreane në rajonin Hanta.
Linku deri te artikulli origjinal: Virus i ri në Kinë? A ka arsye bota që të jetë e shqetësuar?
Data dhe koha e publikimit: 25.3.2020, 18:01
Data e recensionit: 27.3.2020
Recenzues: Sillvana Zhezhova
Mediat kineze raportojnë se burri i paidentifikuar deri më tani, është pozitiv për virusin “hanta”, dhe se 32 pasagjerët e tjerë janë izoluar dhe testuar menjëherë, por nuk dhanë detaje të tjera.
Ajo që dihet për hantavirusin është se ai rrallë transmetohet nga njeriu në njeri, por nga brejtësi te njeriu, gjegjësisht përmes lëngut të brejtësit të infektuar. Pasagjerët janë izoluar dhe testuar për shkak të dyshimit se ndoshta koronavirusi mund të jetë shkaku i përkeqësimit të gjendjes shëndetësor të pasagjerit, e jo për shkak të rrezikut të transmetimit të virusit hanta. Ky virus për herë të parë u shfaq në vitin 1950. Në tweet-in, i cili citohet në tekstin që e recensojmë, duke iu referuar artikullit të “Global Times”, ka reagime nga lexuesit që shkruajnë për origjinën e virusit dhe se nuk bëhet fjalë për asgjë të re.
Duke pasur parasysh pandeminë e koronavirusit me të cilën po përballet bota, duhet pasur kujdes në atë që plasohet si informacion, duke përfshirë edhe gjatë përkthimit të teksteve të marra nga mediat e huaja. Që nga paraqitja e koronavirusit, shtetet po përpiqen t’i mbajnë sistemet e tyre shëndetësore të qëndrueshme, e shtrohet pyetja se sa janë të gatshme të përballen me një virus të ri të rrezikshëm. Prandaj, ajo për të cilën më së paku ka nevojë publiku janë dezinformatat e këtilla dhe përhapja e panikut.
Titujt e teksteve duhet të rrjedhin nga përmbajtja e tyre, gjë që nuk është rasti me këtë tekst. Ai është në kundërshtim me atë që është shkruar në përmbajtje dhe nëse lexuesi e lexon vetëm titullin, ai do të dezinformohet, pasi që pretendimi se virusi është i ri, është hedhur poshtë në vetë tekstin.
Përhapja e panikut dhe e lajmeve të rreme nuk është e nevojshme në asnjë gjendje të jashtëzakonshme, e më së paku sot, sepse është duke u luftuar me një virus që ka marrë mijëra jetë me agresivitetin e tij. Prandaj, është joserioze dhe joprofesionale të spekulohet me paraqitjen e një virusi të ri, në një situatë kur bota po lufton me koronavirusin.
Ky artikull është pjesë e raportimit special të “Krithink”-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.